Susret za djevojke u Uroševcu
U župi Uroševac 14. prosinca 2014. bio je poseban dan jer je naša sestra Antoneta Pretashi s nama podijelila dio karizme sestara Kćeri Božje ljubavi. Što je njihova karizma, nama djevojkama je bilo nepoznato, no ovom prilikom smo shvatile da sestre koje imamo u našoj župi imaju kao posebnu preporuku od Utemeljitejice: brinuti za djevojke.
U tom trenutku smo se osjećale privilegirano jersmo uvidjele da postoje jedna vrata koja su nam uvijek otvorena, imamo se gdje obratiti za pomoć. Netko je mislio na nas djevojke, a to je Majka Franziska, utemeljiteljica sestara koje djeluje u našoj župi.
Ujutro 14. prosinca župnik don Viktor Sopi tumačio je razlog zašto je ovaj dan poseban za sestre. Mi mlade, zajedno s ostalim vjernicima koji su ostali nakon mise, oduševljeno smo pratile program koji je prikazan u crkvi. Program je prikazao život Majke Franziske, kako je utemeljila Družbu naših sestara i koja je bila njezina karizma kao i karizma naših sestara koje danas žive u njezinom duhu. Mnogi vjernici su bili iznenađeni i pokazali interes za boljim upoznavanjem života i karizme naših sestara.
Posebna zahvalnost pripada župniku don Viktor Sopit koji je dozvolio da se program održi u crkvi.
„Tko će nas rastaviti od ljubavi Kristove? Nevolja? Tjeskoba? Glad? Golotinja? Pogibao? Progonstvo? Mač? Ali u sve ovom sjajno pobjeđujemo po onome koji nas je ljubio” (Rim 8, 35. 37).
Ove riječi bile su svjetlo na putu našim sestrama Drinskim mučenica. Ovaj dan nije završio sv. misom i programom, nego susretom na koji su nas pozvale sestre kako bismo obilježili mučeništvo blaženih pet sestara.
S. Antoneta Pretashi zajedno sa s. Antonetom Zejnullahi i s. Florianom Pali pozvale su nas i naše majke na taj susret koji je bio poseban, osjećale smo se kao jedna obitelj. Susret je počeo u 15.00 sati i završio u 17.30. Susret je održala s. Antoneta, i ono što je najviše dirnulo moje srce bile su riječi da jaka vjera i vjernost 5 sestara mučenica, pet divnih svijeća svjedoče da je Božje zvanje našlo odgovor u žrtvovanja njihovih života... sigurno, nije lako tako živjeti, ali jaka vjera u Isusa pomaže, vjera u Isusa koji je bio sa sestrama i koji je i danas s nama, ali mi trebamo biti povezane s njim u molitvi kao naše sestre Mučenice. Upravo trajno povezivanje s Isusom učinilo je da ostanu vjerne. I mi ćemo u različitim trenucima biti jake i vjerne ako povjerujemo Njemu.
S. Antoneta nastavila je naglašavajući da su Blaženice bile vjerne Bogu te da su bile jedno srce i jedna duša i skočile s drugog kata da bi pobjegle pred četnicima koji su htjeli silovati. Videći koliko su bile duhovno jake, shvatile smo da ih je dobro moliti za pomoć onda kada se osjećamo slabe.
Poruku ovog susreta ponijela sam sa sobom, ali vjerujem da ne samo ja, već svaka od nas koja je bila. Ta poruka je: koji god put u životu izaberemo na prvom mjestu je molitva – naš odnos s Isusom, to nas treba pratiti nas u svakom trenu, jer iz tog odnosa dobivamo snagu za izdržavanje svih poteškoća na koje ćemo u životu naići.
Zahvaljujući s. Antoneti došao je kraj susretu, ali se nadamo da ćemo nastaviti s drugim susretima.
Vanesa Tuniq
‟Qofsh bekim për të gjithë” (Zanafilla 12,2)
Famullia e Ferizajt me 14 dhjetor ka shënuar një ditë të veҫantë, sepse motra jonë m. Antoneta Pretashi ka dashur të bashkëndajë me ne një pjesë të karizmës së Bijave të dashurisë Hyjnore. Karizëm, ku për ne vajzat ishte e panjohur. Me këtë rast ne kuptuam se motrat, të cilat i kemi në famullinë tonë, veҫanërisht kishin si porosi nga themeluesja e tyre, kujdesin ndaj vajzave.
Të themi të vërtetën ne u ndiem të privilegjuara sepse tani kemi një derë të hapur, ose kemi një pikë referimi, ku mund të drejtohemi lirisht nëse kemi nevojë për ndihmë. Kuptuam se dikush ka ditur të mendojë për ne vajzat, e ajo ishte Nëna Franziska, themeluesja e motrave që shërbejnë në famullinë tonë.
Mëngjesin e datës 14 dhjetor në kishë, famullitari don Viktor Sopi ka prezantuar pak arsyen pse sot është ditë e veçantë për motrat. Ne të rejat pas meshës, të entuaziazmuara shfaqëm programin në kishë, ku të gjithë besimtarët kanë qëndruar. Programi që ne kishim përgatitur theksoi jetën e nënës Franziska, si e ka themeluar Kongregatën e motrave tona dhe, cila ka qenë karizma e saj dhe e motrave, të cilat vazhdojnë edhe sot në frymën e saj.
Shumë besimtarë kanë qenë të befasuar dhe kanë shfaqur entuziazmin të njohin më shumë jetën e motrave dhe mbi të gjitha, karizmën e motrave.
Një falënderim i veҫantë i takon famullitarit don Viktor Sopit, i cili lejoi që në kishë të jetë programi, vendi, ku ne kemi bërë prova për këtë ditë, edhe në të ftohtë.
‟Kush do të na ndajë prej dashurisë së Krishtit? Vështirësia? Ngushtica? Salvimi? Uria? Zhveshtësia? Rreziku? Shpata? E prapëseprapë në të gjitha këto, jemi më tepër se ngadhënjyes, në saje të Atij që na ka dashur” (Rom 8,35.37).
Këto fjalë kanë qenë dritë në rrugën e pesë motrave Martire, sepse kjo ditë nuk mbaroj vetëm me meshëm dhe programin por, motrat na ftuan në një takim tjetër, si përkujtim i martirizimit të pesë motrave, Martiret e Drines.
m. Antoneta Pretashi, bashkë me motrën Antoneta Zejnullahi dhe m. Floriana Pali, ftuan së bashku me ne edhe nënat tona. Ishte një takim shumë i veçantë, ku u ndiem si të ishim një familje. Takimi filloj në ora 3 dhe përfundoj në ora 5 e 30. Takimin e mbajti motër Antoneta Pretashi. Ajo që zemrën ma pushtoj më shumë ishin fjalët e theksuara, se besimi i fortë dhe besnikëria e pesë motrave tona Martire, pesë luleve te mrekullueshme, dëshmuan se thirrja e Zotit gjeti përgjigje tek sakrifikimi i jetës së tyre...Sigurisht, nuk është lehtë për të jetuar, por besimi i fortë në Jezusin të ndihmon, besimi i atij Jezusi që ishte me motrat është edhe sot me ne, por ne duhet të jemi të lidhura me të në lutje, sikur motrat tona Martire ,sepse ka qenë lidhja e tyre me Jezusin ajo që i ka bërë te qëndrojnë besnike. Edhe në momente të ndryshme të fortunave të ndryshme do të jemi te forta dhe besnike, nëse i besohemi Atij.
m. Antoneta vazhdoj duke theksuar se si të lumturat, pesë motrat Martire, shumë besnike Zotit dhe të një zemre e një shpirti, kërcyen nga kati i tretë për tʼ iu ikur ҫetnikëve që donin t’i dhunonin ato. Duke parë sa të forta shpirtërisht ishin këto pesë motra, atëherë ne menduam se është mirë që të fillojmë që tʼiu kërkojmë ndihmë në ato raste që ndjehemi të dobëta...
Mesazhi i takimit të sotëm, të cilin unë e mora me vete, por besoj se jo vetëm unë, por secila nga ne, ishte: cilën do rrugë që ne do të marrim në jetë, pika e parë është lutja-marrëdhënia jonë me Jezusin. Kjo duhet të na përcjellë në ҫdo moment, se nga kjo marrëdhënie marrim forcë për të përballuar ҫdo fortunë që mund të na vij në jetë.
Duke falënderuar shumë m. Antoneta për këtë ditë të sotme, takimit i erdhi fundi, por me një shpresë se do të vazhdojnë takime të tjera.
Vanesa Tuniq.